Shahu: Naftëtarët nuk duhet të trajtohen si punonjës të zakonshëm

Shahu: Naftëtarët nuk duhet të trajtohen si punonjës të zakonshëm

14 masa sigurimi u caktuan për ‘Bankers Petroleum’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Dritan Shahu tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se puna vijon normalisht dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me pagesat.

Shahu bën me dije se kanë kërkuar që të ngushtohet diferenca mes pagave të naftëtarëve dhe drejtuesve të Bankers.

Shihen problemet mjedisore, shihet ndotja në ajër. Aty janë gropat ekologjike, që janë një problem i ngelur aty pranë ekonomisë që duhet të asgjësohen ose riciklohen. Duhet të ndërhyhet në këtë gjë.

Nuk ka pasur probleme me pagesat. Puna vijon normalisht. Ne kemi kërkuar rritje të pagave dhe ulej të diferencave që kanë drejtuesit e lartë me punonjësit e fushës. Një punonjës fushe merr 700-800-900 deri në 1 mijë euro ndërkohë drejtuesit marrin dhjetëra mijëra euro. Kemi bërë kontrata kolektive në 2024.

Kemi kërkuar të ndërhyhet tek paga të ulëta. 200 punonjësve i është rritur paga me 10%. Bankers nga një shoqëri elitë që ka qenë për pagat, nuk është më në nivelin mesatar. 

Kemi kërkuar nga kompania që naftëtarët të trajtohen si naftëtarë dhe jo si punonjës të zakonshëm që kanë punë pak më lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy